4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Al Husari, bilbil i Kuranit

Më të lexuarat

AL HUSARI, BILBIL I KURANIT
(Por kush ishte ky?)

Kanë kaluar 35 vite që nuk jeton më. Por zëri i tij në Kuran vazhdon të jehojë në shumicën e familjeve muslimane..

Mahmud el Husari prej kasetave të tij mësova të lexoj Kuranin unë dhe miliona muslimanë.

Babai i tij Halili ishte një punues artizanal i hasrave nga ku mori mbiemrin Husari.Ai kudo që shihte ndonjë xhami dhuronte aty shtrojat e kashtës (hasrat) e kjo për vite me rradhë..

Një natë sheh një ëndërr të çuditëshme..
Sheh shtyllën e tij kurrizore që kishte çelur bistakë me rrush dhe njerëzit vinin e hanin prej tij e ato nuk mbaronin..
Kur kjo ëndërr iu përsërit prapë, ai shkoi të pyeste një hoxhë për komentin e saj.
-A ke fëmijë, e pyeti hoxha?
-Kam një djalë 2 vjeç, Mahmudin tha Hasraxhiu.
-Dërgoje në Ez’her i kërkoi Hoxha..

.. Pas shumë vitesh Mahmudi përfundoi shkëlqyeshëm Kuranin (në moshën 8 vjeçare) dhe po ashtu të gjithë studimet.

Ishte i pari që regjistroi në versionin Audio të gjithë Kuranin që u shumfishua shpejt në të gjithë botën.
I pari që këndoi Kuran në Kongresin Amerikan. Po ashtu i pari që e këndoi në Harvard dhe i pari që fali namazin në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Vdiq në vitin 1980 Por ne vazhdojmë edhe sot të ushqeheni nga ato bistakë rrushi që i dolën hasraxhiut në shtyllën kurrizore.

ÇFARË DO TË LEJMË PAS KJO ËSHTË PYETJA IME PËR VETE TIME DHE PËR JU…

Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit