Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. V, 17 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapje e Informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit”, si edhe ka nsiur procedimi në gjendje të lirë për dy shokë të tij, shtetasit G.K, 17 vjeç dhe F.Ç., për “Moskallëzim krimi”.
Arrestimi i 17 –vjeçarit u bë pasi u vërtetua se ishte ai personi që shkaktoi panik një ditë më parë duke lënë çantën pranë murit të shkollës. Policia dyshoi se brenda saj kishte lënë eksplozive dhe vendosi të kryejë një shpërthim të kontrolluar.
Policia tha se pas hetimeve rezultoi se çanta e gjetur në trotuarin ngjitur me murin e shkollës “Petro Nini Luarasi” në rrugën “Sami Frashëri” ishte vendosur dhe njoftuar vetë nga shtetasi E. V., 17 vjeç.
Dy nxënësit e tjerë G. K., 17 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë dhe F. Ç., 16 vjeç , lindur e banues në Tiranë u arrestuan pasi nuk i treguan policisë se kush e kishte lënë çantën.