Ushtria siriane thotë se ka rrëzuar një dron amerikan pranë qytetit Latakia, një bastion i presidentit Bashar al- Assad.
Zyrtarët amerikanë thonë se kanë humbur kontaktin me një dron, por nuk është e qartë nëse ai është qëlluar.
Nëse konfirmohet, do ishte e para herë që forcat siriane sulmojnë një avion amerikan që prej nisjes së bombardimeve të koalicionit ndaj Shtetit Islamik.
Siria nuk është pjesë e këtyre aksioneve./Mapo