Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në një bazë ajrore irakiane që strehon trupat amerikane.
“Me dhjetëra raketa kanë goditur bazën ajrore të SHBA-së Ain al-Asad në Irak,” thuhet në deklaratën e tyre sipas Press TV të Iranit.
Sulmi vjen pas një premtimi për t’u hakmarrë për “vrasjen e SBA-së ndaj komandantit të lartë iranian antiterror, gjeneral-lejtnant Qassem Soleimani”.
Sulmi është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.