-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Temperaturat rekorde në Australi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Më të lexuarat

Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në New South Wales, Australi, mes frikës se temperaturat rekorde do të përkeqësojnë krizën e zjarrit që është përhapur në vend.

Ky vend pati ditën më të nxehtë të martën, por ky rekord u shkatërrua përsëri të mërkurën me një maksimum mesatar prej 41.9 gradë Celcius.

40.9 gradë e së martës kishte lënë pas edhe rekordin e mëparshëm që kishte qenë 40.3 gradë të vitit 2013.

Autoritetet në New South Wales (NSW) aktualisht janë duke luftuar me rreth 100 zjarre, në një krizë që zgjati me muaj.

Kryeministrja Gladys Berejiklian shpalli gjendje të jashtëzakonshme shtatëditore për shkak të parashikimeve të përkeqësimit të kushteve të motit.

“Shqetësimi më i madh gjatë ditëve të ardhshme është paparashikueshmëria, me kushte ekstreme të erës dhe temperaturat jashtëzakonisht të nxehta”, u tha ajo gazetarëve të enjten.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit