3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pritet ulje e çmimeve për laptop, tablet, HDTV

Më të lexuarat

Nëse po kërkoni të blini një laptop të ri, një HDTV 46 inçësh ose një tablet, atëherë sipas studiuesve të çmimeve në DealNews.com, qershori pritet të jetë muaji i duhur për këtë.

Çmimet e laptopëve pritet të bien këtë muaj si pasojë e shfaqjes së modeleve me procesorët Ivy Bridge të Intel, shkruan në raportin e Ueb faqes së lartpërmendur.

Sipas tyre, notebookët me Ivy Bridge do të ulin çmimet e laptopëve me procesorët e paraardhësit të kësaj arkitekture, Sandy Bridge. Çmimet për desktopët zëvendësues me Sandy Bridge tashmë janë në minimum, dhe sistemet e reja me Ivy Bridge do të ulin edhe më shumë këto çmime.

“Më e mira e të gjithave është se që nga debutimi i tyre në treg me 30 prill, laptopët 16 inçësh të bazuar në Ivy Bridge kanë rënë për 23% nga 1010$ në 770$,” raporton DealNews.

Në mesin e majit, një laptop 16 inçësh i bazuar në Ivy Bridge me 8GB Ram, 1GB kartelë grafike, 1TB hapësirë dhe në disa raste me lexues Blu-ray shitej për 770$.

Nëse nuk mund të blini një tablet Apple ose Android, ju mund të shfrytëzoni uljen e çmimeve në qershor për të blerë tablet të përtërirë parashohin nga DealNews. Apple ka ulur çmimet për versionin e iPad 2 në 319$. Gjithashtu, çmimet pritet të bien edhe për tabletët e përdorur si Motorla Xooms, Samsung Galaxy Tab dhe Blackberry PlayBooks.

Kur të blini kësi lloj tabletësh duhet të keni kujdes të veçantë me garancionin. Një vit garancion është ideal për tabletët e përdorur.

Edhe pse qershori nuk është zakonisht muaj i mirë për të blerë LCD HDTV, DealNews ka vërejtur disa ulje çmimesh tek televizorët e definicionit të lartë me përmasa 46 dhe 47 inç. Gjatë dy muajve të fundit një HDTV 46 inçësh kushton 490$.

Televizorët e ngjashëm në muajin nëntor vitin e kaluar shiteshin për 598$ ndërsa në dhjetor për 549$. Nga DealNews sugjerojnë të shikoni për modele të Sharp dhe Toshiba që kushtojnë edhe më pak se 490$. /PC World Albanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit