-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mbi 302 mijë lënë “flejnë” në gjykata

Më të lexuarat

Gjykatat për Kundërvajtje në Kosovë vitin 2014 e kanë nisur me më shumë se 302 mijë lëndë të pazgjidhura të cilat janë trashëguar nga vitet paraprake. Si zakonisht arsyetimi vazhdon të jetë numri i vogël i gjyqtarëve dhe kushtet jo të mira për punë.
Pavarësisht se numri I gjyqtarëve është rritur nga viti në vit, numri I lëndëve të pazgjidhura nëpër gjykatat për Kundërvajtje në vend edhe më tutje vazhdon të jetë shumë i madh.
Sipas të dhënave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Divizioni për Kundërvajtje, gjykatat e Kosovës vitin 2014 e patën nisur me 324 mijë e 578 lëndë të trashëguara.
Pos këtij numri të madh të lëndëve të trashëguara edhe 302 mijë e 792 sosh janë pranuar në gjykatat për Kundërvajtje gjatë vitit 2014, 277 mijë e 551 lëndë nga të cilat janë lëndë nga komunikacioni. Nga një llogaritje e thjeshtë del se vetëm gjatë vitit 2014, gjyqtarët për kundërvajtje në duar kanë pasur 627 mijë e 370 lëndë.
“Të zgjidhura gjatë kësaj periudhe kanë qenë 324 mijë e 578 lëndë, prej tyre nga komunikacioni janë zgjidhur 303 mijë e 472 lëndë”, ka njoftuar përmes një përgjigjeje të kthyer nga Zyra për media e Këshillit Gjyqësor të Kosovë./G.Blic
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit