Instituti Demokratik i Kosovës përmes një infografike ka paraqitur deputetët me rritjen më të madhe në vota, deputetët me rënien më të madhe në vota, dhe deputetët e zgjedhur për herë të parë të cilët kanë marrë më së shumti vota.
Deputetët me rritjen më të madhe të votave janë: Vjosa Osmani, Glauk Konjfuca, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Kujtim Shala.
Deputetët me rënien më të madhe të votave janë: Avdullah Hoti, Driton Selmanaj, Donika Kadaj-Bujupi, Teuta Haxhiu dhe Memli Krasniqi.
Deputetët e zgjedhur për herë të parë me më së shumti vota janë: Uran Ismaili, Arben Vitia, Hekuran Murati, Besian Mustafa dhe Ferat Shala.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458%, PDK ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163%, AAK-PSD koalicioni 100% Kosovë ka 96 mijë e 883 vota apo 11, 477%, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754%, Nisma-AKR-PD 42 mijë e 72 vota apo 4.984%. /tg