3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Asnjëherë mos përdorni shpulla me fëmijët, disa këshilla për t’i shmangur

Më të lexuarat

Edukimi i fëmijës suaj është një nga gjërat më të vështira me të cilën do të përballeni derisa fëmija të jetë në moshë madhore dhe i përgjegjshëm për veprimet dhe vendimet e tij. Mund të ndodhë që në ndonjë moment, kur mendoni se nuk ia dilni dot të menaxhoni stresin e shktaktuar, t’i jepni një shpullë fëmijës, duke e menduar si të vetmen zgjidhje. Ekspertët e cilësojnë këtë diçka të gabuar që mund të sjellë pasoja shumë negative tek fëmija juaj. Ai mund të bëhet antisocial, të ndikojë në problemet e shëndetit mendor, por mbi të gjitha është metodë që nuk funksionon.

Në vend të shpullës ndiqni këto këshilla në raport me fëmijën:

Ndrysho ambientin

Shumë herë ndryshimi i mjedisit do të ndryshojë sjelljen e fëmijës suaj e në këtë rast nuk do të keni nevojë për dënime serioze ndaj tyre.

Qëndroni gjithmonë të përgatitur

Nëse do të shkoni diku larg me fëmijën tuaj duhet të merrni masa gjithmonë për të qenë të përgatitur përpara çdo lloj situate. Merrni me vete lodra, ushqime, rroba që t’i paraprini problemeve.

Vendosni rregulla

Fëmija duhet të kuptojë shumë mirë rregullat e familjes dhe pasojat që kanë nëse nuk i zbatojnë. Ndonjëherë mund të jeni edhe fleksibël, ama duhet të keni rregulla.

Jini të qëndrueshëm

Nëse keni vendosur një rregull që fëmija duhet ta zbatojë, sigurohuni që kjo gjë të ndodhë gjiothmonë e jo në mënyrë selektive. Rregullat janë rregulla.

Tregojini pasojat e vërteta fëmijës

Duhet të jeni të vërtetë me fëmijët se çfarë pasojash shkakton një sjellje negative nga ana e tyre. Tregojini gjithçka që pason pas një veprimi jo të drejtë.

Bëni sikur nuk kuptoni

Ndonjëherë funksionon edhe kjo metodë. Nëse fëmija këmbëngul në diçka që nuk është e drejtë, indiferenca juaj do e bëjë të kuptojë se kërkesa e tij nuk do të plotësohet.

Lëreni pak çaste të pushojë

Fëmija duhet të shkëputet për pak çaste nga komunikimi dhe ndërveprimi me ju, sepse kjo gjë do i bëjë mirë.

Bëni edhe ju pak pushim

Merrni kohën e nevojshme për t’u qetësuar, bëni një shëtitje, një dush apo diçka të tillë sepse do t’ju ndihmojë për të qenë më në formë.

I rrituri jeni ju

Kur fëmijët bëjnë diçka të gabuar, kujtojini vetes se ata janë pikërisht fëmijë dhe i rrituri që duhet të tregojë maturi jeni ju. Kontrollojini nervat që mund t’ju shkaktohen në ato momente.

Vëreni veten në vendin e fëmijës

Kjo do e bëjë fëmijën tuaj më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm kur shikon se ju e kuptoni.

Përqafojini

Fëmijët vërtet mund të sillen keq, por nëse i dhuroni dashuri është mënyra më e mirë për t’i këshilluar të sillen mirë. Përqafimi do t’ju tregojë se ende i doni pavarësisht gabimit.

Sigurohuni që ju ka kuptuar

Kur bini dakord për diçka me fëmijën, sigurohuni që ai e ka kuptuar dhe nuk ka paqartësi rreth asaj që keni folur.

Nuk ka asgjë të keqe të negocioni

Kur fëmijët kanë një moshë disi të rritur, fleksibiliteti mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë njëri-tjetrin./Pernenat

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit