Gjatë gjithë historisë së futbollit kanë parakaluar shumë emra të mëdhenj. Megjithatë, shumë pak njerëz mund të përshtaten në të njëjtën fjali me sulmuesin e madh argjentinas, Gabriel Batistuta. Batigol konsiderohet si një prej sulmuesve më të mirë të botës në të gjithë kohërat, dhe në karrierën e tij ai kishte veshur ngjyrat e Neëell’s Old Boys, River Plate, Boca Juniors, Fiorentina, Roma, Inter dhe Al Arabi. Jashtë terrenit i qetë, njeri familjar, kurse teren një vrasës, kështu mund të përshkruhet karriera e argjentinast të madh. Gjurmë të mëdha lë duke luajtur për Fiorentinën, e cila sot gëzon statusin e tij, pothuajse si të patrioti të tij, Diego Maradona te Napoli. Për Argjentinën në 78 ndeshje të luajtura shënoi 56 gola. Ajo që është interesante është fakti se Batistuta pas përfundimit të karrierës, u bë – një bari! Ai bleu një fermë të madhe në Argjentinë, ku sot ruan kafshë./lajm/