-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bebeve assesi nuk duhet t’i jepni mjaltë. Mjalti mund të shkaktojë infektim shumë të rrezikshëm të traktit digjestiv

Më të lexuarat

Botulizmi i foshnjave është sëmundje deri te e cila vjen kur i sapolinduri bart bakterin i cili prodhon toksinë brenda trupit

Fjala është për infeksionin shumë të rrezikshëm të traktit të zorrëve, transmeton Telegrafi.

Gjithnjë e më shumë dëshmi ka që flasin që mjalti mund të jetë shkaktar i tipit të këtillë të botulizmit.

Mjalti është i njohur si burim i sporeve të cilat krijojnë bakterin Clostridiumbotulinum. Kur foshnja që është në gji i fut në organizëm, këto baktere prodhojnë toksinën e cila shkakton botulizmin foshnjarak, seriozisht, por për fat të mirë rrallë helmim me ushqim.

Prandaj, fëmijëve më të vegjël se 12 muaj kurrë nuk bën t’u jepet mjaltë.

Botulizmi foshnjarak nuk është aspak sëmundje e parrezikshme sepse sulmon sistemin nervor të bebes dhe në rastet më të rënda mund të shkaktojë madje edhe vdekjen. Mirëpo, shumica e bebeve arrin të shërohen.

Shenjat më të shpeshta të simptomave të botulizmit janë: kapsllëku i vazhdueshëm (konstipacioni); duar të plogështa, këmbë dhe duar; qarje e dobët për shkak të dobësisë së muskujve; vështirësi në ushqim me gji, bebja nuk ka forcë të thithë qumështin; lodhje e theksuar e foshnjës (përgjumje e vazhdueshme); vështirësi në frymëmarrje.

Sporet e botulizmit gjithashtu mund të gjejnë vend edhe në disa artikuj me përmbajtje të ulët të thartirës, të cilat vetë i vendosim në kuti për ruajtje të ushqimit në frigorifer, apo edhe në shurupin e trashë (të qullët).

Kini këtë parasysh dhe shmangni artikujt e tillë nga ushqimi i bebeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit