-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

64 policë francezë të vetëvrarë që nga fillimi i 2019-ës: “pse”-ja, pa përgjigje

Më të lexuarat

Në Francë, 64 oficerë policie kanë kryer vetëvrasje që nga fillimi i vitit, sipas llogarive, më shumë se numri i policëve të plagosur në detyrë.

Tre oficerë policie të ndërhyrjes së shpejtë, një komandant policie dhe një mësues në akademinë e policisë, janë mes tetë oficerëve të policisë që kohët e fundit kanë kryer vetëvrasje. Sindikatat e policisë thonë se policët kanë nevojë për mbrojtje dhe ndihmë për të frenuar këtë prirje në rritje.

Ata që vendosin të vetëflijohen vijnë nga e gjithë Franca dhe janë të të gjitha moshave. Shumë prej tyre kanë lënë fëmijë të mitur pas.

Rasti i fundit i vetëvrasjes në radhët e policëve francezë, ndodhi të mërkurën në juglindje të rajonit të Ardeche.

Një hetim parlamentar i angazhuar në korrik, përmendi një sërë shkaqesh, siç janë stresi dhe dëshpërimi mes policëve francezë, përfshirë punën jashtë orarit pas një seri sulmesh terroriste që filluan në janar 2015, dhe protestat shumëjavore, dhe shpesh shumë të dhunshme antiqeveritare të lëvizjes së jelekëverdhëve që nga nëntori i vitit të kaluar.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale, viti 2019 mund të konsiderohet si më i keqi në 30 vitet e fundit”, tha Denis Jacob, kreu i sindikatës alternative të policisë.

Raporti i vitit të kaluar nga Senati Francez deklaron se numri i vetëvrasjeve midis oficerëve të policisë është 36 përqind më i lartë se niveli i vetëvrasjeve të pjesës tjetër të popullatës franceze.

Sebastian Roche, nga Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, tha se nuk kishte asnjë studim që të kuptonte shkaqet e vetëvrasjes midis oficerëve të policisë franceze dhe asnjë studim ndikimi për të vlerësuar masat parandaluese, për të cilat ai tha se ishte një “dështim i madh i Zyrës së Brendshme”.

Roche nuk beson se çrregullimi i stresit pastraumatik është “rrënja e problemit”. Argument për këtë ai sjell rënien e vetëvrasjeve nga radhët e policisë që nga viti 2015, kur Franca ishte shënjestra e sulmeve të shumta terroriste që kulmuan me masakrën e nëntorit në Paris, kur u vranë 130 persona.

“Papritmas misioni i tyre pati kuptim. Popullsia i konsideronte të dobishëm”, tha Roche.

Për krahasim, në SHBA ku popullsia është pesë herë më e lartë se në Francë, 111 oficerë policie kryen vetëvrasje këtë vit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit