7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Besimtarët mysliman festuan Kurban Bajramin në Maqedoninë e Veriut

Më të lexuarat

Thirrja e Ezanit mblodhi në mëngjes besimtarët myslimanë për faljen e Kurban Bajramit. Ceremonia kryesore u zhvilluan në Xhaminë Mustafa Pasha të Shkupit. Sikur në të gjitha xhamitë e vendit, pas namazit meshkujt sjellin festën në familjet e tyre ku edhe zhvillohet manifestimi, e pastaj me vizita tek të afërmit dhe fqinjët. Ekipi i TV Alsat vizitoi disa lagje të Shkupit. Temperaturat e larta të mesditës ndikuan që lëvizjet nëpër rrugë të ishin të pakta. Ata që takuam thanë se mundohen në festojnë brenda mundësive të tyre ekonomike, por disi më të kursyer shkak i rritjes së standardit.

“Po mirë tash me festë, por situata financiare nuk mundëson edhe shumë, por kryesisht mirë po kalojmë me kurbana dhe gjëra solide për familjen. Me vizita tek të afërmit, por problem duke krahasuar përpara që kanë qenë festat më të begatshme, por tash kjo festë kushton shumë për një buxhet familjar.”

“Mirë është në këtë ditë feste, po kalojmë mrekullueshëm. Me financat është e vështirë të përballohet, por ia dalim disi. Prej të parëve e kemi pasur trashëgim dhe kjo festë na ka mbetur traditë ta festojmë me të gjitha adetet.”

“Kjo është një festë që nuk bëhet çdo ditë, por dy herë në vit. Temperaturat janë të larta, mirëpo po shohim që njerëzit po shkojnë në vizita tek njëri-tjetri për të uruar festën. Kjo është gjë e mirë.”

Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili tha se kjo festë karakterizohet me sakrificën e një kurbani për tu solidarizuar me të tjerët dhe shkuarjen në Haxhxh si kushti i pestë i fesë Islame.

Banorët e Maqedonisë kanë anëtarët e tyre në vendet e shenjta sepse ata veç më dje kanë realizuar qëndrimin e tyre në Arafat, që nënkupton edhe arritjen e Haxhxhit, kurse sot kanë bërë gurëzimin e djallit, siç është kalimi nëpër mina apo ‘xhemarrat’”. “Kurbani, nuk nënkupton vetëm therjen apo sakrificën për të arritur afërsinë tek Zoti, por ka edhe dimensionin social sepse mishi i kurbanit duhet të ndahet në tre pjesë. Nuk hahet vetë, një pjesë ndahet për familjen e vet, një pjesë tjetër ndahet me skamnorët dhe tjetra me fqinjët e të afërmit- deklaroi Qenan Ismaili, Teolog.

Festa e Kurban Bajramit vjen pas kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit. Sipas Bashkësisë Fetare Islame sivjet në Haxhxh kanë shkuar 850 haxhilerë nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa, për therjen e kurbaneve nën organizimin e BFI-së, qytetarët kanë dhënë nga 120 euro, para të cilat sipas myftiut Ismaili do të përdoren për mirëmbajtjen e Fakultetit të Shkencave Islame dhe pesë Medreseve në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit