-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Krimet e japonezëve në Luftën e Dytë Botërore: Ja ç’ndodhte në “Aushvicin e Lindjes”, Njësinë 731

Më të lexuarat

Ne sot i vlerësojmë si popuj të virtytshëm, ku me punë e vetëdije të lartë sociale kanë arritur standarte të larta jetese e qytetërim shembullor. Por jo më larg se 70 vjet më parë, ata ishin turpi i njerëzimit. Fjala është sigurisht për Gjermaninë naziste, e po aq dhe Japoninë. Por ndërsa i gjithë tmerri i Luftës së Dytë Botërore shenjohet te e para, Gjermania, Japonia ka mbetur disi në hije prej gjyqit të kohës. Por po aq dhe japonezët kryen krime nga më monstruozet.

Një prej tyre ka emrin “Njësia 731”.

Kjo ishte një njësi sekrete japoneze e cila vrau më shumë se 600,000 njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore, jo në betejë klasike, pra me armë të zakonshme, por përmes eksperimenteve, të cilat qenë të krahasueshme vetëm me krimet e tmerrshme të mjekut nazist Josef Mengel.

Disa komentatorë e quajnë atë si “Auschwitz East” – Aushvicin e Lindjes.

Njësia u krijua me qëllim të testimit të armëve kimike dhe biologjike për të zgjeruar “aktivitetin” e tyre gjatë luftës. Njësia vepronte në një kompleks prej gjashtë kilometrash katror, ​​të ndërtuara në rrethin kinez të Pingfang, Harbin, atëherë qyteti më i madh në shtetin kukull të Mançukuut.

Eksperimentet u kryen më së shumti në një popullatë lokale të konsideruar si të “papërshtatshme”.

Dhjetëra mijëra kirurgë aplikuan me qindra eksperimente në trupa njerëzore, nga më të llahtarshmet, deri dhe prerje gjymtyrësh pa anastezi, për të testuar aftesinë për durim dhimbjesh dhe mbijetesë më pas.

Mes trupave që kryeheshin eksperimente të tilla ishin dhe dhe komunistë kinezë, të cilët japonezët i përçmonin në thelb.

Veç prerjes së gjymtyrëve kishte dhe eksperimente me infektim sëmundjesh të ndryshme, me qëllim monitorimin e progresin të tyre.

E tmerrshme ishte dhe mbetja shtatzënë e grave, me qëllim mbikëqyrjen e transmetimit të  sëmundjeve nga nënës tek fëmija, të testimit të shkallës së mbijetesës së fetusit, si dhe për të parë efektet e dëmshme në organet riprodhuese të nënës. Megjithëse shumë fëmijë lindën në kompeksin e “Njësisë 731”, asnjëri prej tyre nuk doli gjallë.

Toshio Tono ishte një nga anëtarët e Njësisë famëkeqe japoneze 731. Pas përfundimit të luftës, gjenerali amerikan Douglas MacArthur garantoi mbrojtjen e tij dhe e solli atë në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në zhvillimin e armëve biologjike.

Në maj të vitit 1945, para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ai u vendos në “Njësinë 731” dhe udhëhoqi vivisektimin e të burgosurve kinezë dhe amerikanë. Ai morri pjesë në studimin e ndikimit të ujit të detit në trupin e njeriut, duke e injektuar atë në disa organe.

Në atë kohë, japonezët u përpoqën të zbulonin nëse ishte e mundur të përdorej uji  zakonshëm i detit si një zgjidhje e kripur. Pas luftës, Tono botoi një libër për gjithçka që ndodhi në Njësinë ndërsa ai ishte atje.

Ndërsa kohë më vonë, gjithçka nisi të zbulohej New York Times, ku në investigimet e saj publikoi dhe rastet e infektimkit nga murtaja, me qëllim për të eksploruar mundësitë e prodhimit të armëve biologjike dhe përdorimin e tyre në Luftën e Dytë Botërore. /tesheshi.com/

 Më poshtë mund të ndiqni disa dokumentare me pamje origjinale që kanë në qendër “Njësinë 731″…

https://www.youtube.com/watch?v=_3k4KTThMYE

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit