1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Flet gruaja që u akuzua për ‘sehire’, thotë që s’ka lidhje me atë çfarë akuzohet

Më të lexuarat

Magjitë e zeza dhe sehiret janë mjaftë të përfolura në vendin tonë. Ato janë të vërteta dhe njerëzit i nxe kur magjistarët, sehirbazët thurrin kurthe me djajtë, në dëmë të njeriut. Para pak ditësh u shpërnda një grua që po bënte disa veprime të ngjashme me të atyre që bënin sehire, por së fundi ajo ka dal me një video për ta demantuar atë për çfarë akuzohej.

Kjo video u komentua me të madhe në rrjetet sociale, pjesë kjo e shkëputur nga një dasmë shqiptare, në të cilën shihej një grua me shami, teksa vendosi dorën sipas kokës së një nuseje, deri sa kjo e fundit ishte duke kërcyer në valle.

Ky gjest i kësaj gruaja çoi në dyshime se ajo po i bënte sehire nuses. Por, përmes një videoje të dyja protagonistet kanë treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë.

Gruaja me shami mohoi të ketë bërë sehire, teksa tha se përmes kësaj videoje e fjalëve që janë folur, familjarët kanë humbur besimin në të.

Ndërsa nusja, e cila është mbesa e saj, tha se nuk ka dyshim se halla e saj t’i ketë bërë sehire.

Ajo ka mallkuar të gjithë ata që kanë shpifur për të, pasi i kanë bërë dëmë të madh në reputacionin e saj dhe të familjes./KohaIslame.com/

https://www.facebook.com/HazbiTherraAhmeti/videos/398705527469274/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit