1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Viktimat e torturës nga regjimi sirian: Kam parë kufoma me gjymtyrë të prerë dhe sytë e nxjerrë

Më të lexuarat

Um Muhammed, e cila u arrestua edhe pse kishte mbetur e paralizuar pas sulmit ajror nga regjimi i Bashar al-Assad dhe e cila u mbajt bashkë me vazjat e saj për më shumë se 2 vite në burg tha se “Unë kam parë vajza të vdekura të mbështjellura në batanije. Kam parë kufoma me gjymtyrë të prerë dhe sytë e nxjerrë”.

Um Muhammed u paralizua pasi u plagos në shtyllën kurrizore nga një copë metalike gjatë një sulmi ajror ndaj shtëpisë së saj në vitin 2014 në rajonin Harasta në lindje të Damaskut.

Sirianja 55 vjeçare Um Muhammed u dërgua në një spital në Damask pasi shtëpia e saj ndodhej afër me zonën e regjimit ku dhe nga aty u arrestua.

Në këtë mënyrë fillimin e burgosjes dy vjeçare dhe përjetimet në qendrën e marrjes në pyetje El Hatib ku ajo u mbajt nën arrest bashkë me vajzat e saj Um Muhammed.

“Në spital më morën në një dhomë me vajzat, duke na mbyllur derën. Për mua në atë moment do të ishte më mirë sikur të na dërgonin në varreza. Mjekimin ma ndaluan dhe më mbanin kot në spital, nuk kishte asnjë shërbim”, tha Um Muhammed.

“Çdo ditë dëshiroja të vdisja”

Pas spitalit na dërguan në qendrën e marrjes në pyetje, tha Um Muhammed duke shtuar se “Kur kam qenë e arrestuar kam parë shumë gjëra. Çdo ditë dëshiroja të vdisja. Unë isha e sëmurë dhe nuk kisha asnjë vend ku të shtrihesha. Më arrestuan edhe vajzat, ato ishin bashkë me mua, njëra prej tyre kishte fëmijë. Unë u thoja “lini të lira ato të shkojnë te fëmijët e tyre, më mbani mua dhe më bëni çfarë të dëshironi‘. Pa asnjë faj na arrestuan dhe na mbajtën robër për 2 vite dhe një muaj ku dhe më pas na liruan”.

“Vajzat e mia vuajtën shumë. Na mbajtën në qeli, na linin pa ujë. Vajzat torturoheshin deri në vdekje, natën dhe ditën vazhdimisht. Unë lutesha për to. Ndodheshim në bodrum, nuk shihnim as dritën e diellit. Mbaheshim si robër, në një ambient prej 1.5 metër katrorë 19 persona. Nuk më kishte mbetur më durim, dëshiroja të vdisja. As qetësues nuk të jepnin për të sëmurët në situatë shumë të keqe pranë vdekjes. Madje, kur kërkonim ujë na jepnin për të pirë nga ai i tualeteve. Brenda kishte insekte, ku madje disa nga të rejat kishin edhe plagë në duart e tyre”, thotë Um Muhammed duke shprehur pikëllimin e madh për shkak të vuajtjeve që përjetonin vajzat e saj.

“Nuk mund t’i harroj zërat e torturave”

“Nuk mund t’i harroj zërat e torturave që kam dëgjuar. Vazhdimisht janë në mendjen time. Nuk më largohen zërat e torturave, të të vajzave dhe grave”, tha Um Muhammed, duke shtuar:

“Unë kam parë vajza të vdekura të mbështjellura në batanije. Kam parë kufoma me gjymtyrë të prerë dhe sytë e nxjerrë. Kam parë plagë që zhvilloheshin për shkak të torturave. Kanë ndarë fëmijët nga nënat dhe nuk dihej se ku i dërgonin. Nënat qanin për fëmijët e tyre”.

“Derisa isha e burgosur më shumë mall kisha për nipin tim Usame”, tha sirianja Um Muhammed duke ndarë informacionin se “Me fuqinë e Allahut, dolëm nga burgu. Një ditë teksa ata po i lexonin emrat, lexuan edhe emrat tanë dhe dolëm. Qëndruam në Damask për 4 ditë. Vajzat e mia nuk mund të shihnin përreth nga frika sepse kishin frikë se do të shkonim përsëri në burg. Pas 4 ditësh erdhëm në Idlib. Më vonë në Idlib erdhën edhe djemtë e mi pasi regjimi na dëboi nga atje. Gjithashtu regjimi na konfiskoi shtëpinë, pasurinë dhe biznesin tonë dhe na dëboi në Idlib”.

“Atyre u kam lënë Allahun. Unë i ankohem Allahut për të gjithë tiranët”, tha Um Muhammed duke shtuar se “Allahu më mësoi të bëj durim. Sepse pavarësisht dhimbjeve, po duroj. Për të mos shqetësuar askënd nuk bëj zë pavarësisht dhimbjeve që kam. Kur ndodhesha në burg ëndërroja që situata ime do të rregullohej por kurrë nuk mendoja se do dilja ndonjëherë. Mendoja se do të vdisja atje”.

Um Muhammed tha se aktualisht është e paralizuar për shkak të burgosjes së saj pas sulmit ajror dhe për arsye se nuk ka marrë mjekimin gjatë kësaj periudhe./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit