Kur të julëndojnë të afërmit tuajnga gjaku, kujtojeni pejgamberin Jusuf (a.s.), të cilin gjithashtu e tradhtuan vëllezërit.
Kur prindërit tuaj jukundërshtojnë pse ju e praktikoni fenë, kujtonie Ibrahimin (a.s.), të cilinnë zjarrin e flakëruar e hodhi babai i tij.
Kur të tallen me ju dhe ju keqtrajtojnë të afërmit tuaj, pse e keni zgjedhur Islamin në vend të dynjasë, kujtonie pejgamberin Muhamed (savs), i cili është përballur me të njëjtët.
Kur të preokupoheni me ndonjë problem dhe nuk shihni rrugëdalje, kujtonie pejgamberin Junus (a.s.), i cili është gjendur në barkun e balenës.
Kur të sëmureni dhe i gjithë trupi i juaj qanë nga dhimbja, kujtonie pejgamberin Ejub (a.s.), i cili ishte më i sëmurë se ju.
Kur keni ndonjë të metë fizike, kujtonie pejgamberin Musa (a.s.), i cili kishte pengesanë të folur.
Kur dikush ju bën shpifje, kujtonie Aishen (r.a.), të cilës i bënë shpifje në mbarë qytetin.
Kur nuk shihni asnjë logjikë në atë që ndodh dhe zemra juaj pyet pse është ashtu, kujtonie pejgamberin Nuh (a.s.), i cili e ndërtoi anijen pa bërë asnjë pyetje.
Subhanallah! Allahu i Plotfuqishëm të gjitha këto personalitete të mëdha i vuri në sprovë, në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund të merrnin mësime për durim dhe këmbëngulje.
(Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Unë me të vërtetë, jam me ju, dëgjoj dhe shoh.”(Ta-ha, 46)
Nasmira Firdeus; IslamBosna.ba
Përkthim: Miftar Ajdini