-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gruaja mashtroi djalin 10 vjeçar dhe hyri në banesë, vodhi stoli me vlerë prej 6250 eurosh

Më të lexuarat

Nje grua me inicialet K.M., dyshohet se i ka vjedhur stoli me vlerë prej 6250 euro familjes Vezaj nga Prizreni.

Gruaja dyshohet se e ka mashtruar djalin 10 vjeçar i cili ishte i vetëm në banesë në momentin kur ajo kreu aktin.

“Unë isha në gjumë dhe ajo erdhi e i ra ziles, unë e qela derën dhe po e shoh atë të panjohshme. Pasi i thash se kush je ti, ajo tha “kojshia i katit të dytë dhe jam ardhë me marrë një gjylpanë”, ka thënë djali 10 vjeçar, shkruan reporteri.

Sipas versionit të djalit, gruaja i kishte thënë djalit se kishte folur paraprakisht me nënë e tij në telefon, dhe se gjilpëra ka në dollapin e dhomës.

Gruaja me inicialet K.M. është arrestuar falë xhirimeve të kamerave të sigurisë, por jo në Prizren.

“Lokalizimi i saj është bërë në Prishtinë, ku kanë arrit edhe ta arrestojnë të dyshuarën” ka konfirmuar policia.

Sipas policisë kjo gruaja është dyshuar edhe për dy raste të vjedhjeve dhe për këtë ekziston një flet-arrest.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit