-1 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në vitin 1978 në Kosovë nuk ka pasur asnjë përdorues të drogës

Më të lexuarat

Sot shënohet Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit te Drogave.

Kjo ditë në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik.

Motoja e shënimit të kësaj dite është “Dëgjoni së pari – Dëgjimi i fëmijëve dhe i të rinjve është hapi i parë për t’i ndihmuar ata të rriten shëndoshë dhe të sigurt”.

Rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.

Ndërsa 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave.

Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

OBSH vlerësoi se 0,7 % e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve.

Në Prishtinë kjo ditë sot do të shënohet nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) e cila organizon një marsh nga ora 12 deri në 14:00.

Qëllimi i marshit është rritja e vetëdijesimit mbi metodave të rehabilitimit të përdoruesve të drogave jashtë dënimit.

Po ashtu, kjo ditë shënohet edhe nga Klinika e Psikiatrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Asociacioni i Psikiatrave te Kosovës dhe OJQ Labyrinth.

Safet Blakaj, drejtor ekzekutiv dhe themelues i OJQ “Labyrinth’, tha se në vitin 1978 në Kosovë nuk ka pasur asnjë përdorues të drogës.

“Ne kemi gjetur raporte të ndryshme të Ish-Jugosllavisë. Në vitin 1984 i njëjti komision ka konstatuar se në Kosovë kanë qenë 81 përdorues”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/2349497678420605/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit