Çfarë mund të jetë më e mira që një person mund të ketë? Kur vjen puna për yllin egjiptian të Liverpool-it, Muhamed Salah, duket se ana më e mirë e tij është pikërisht e shoqja, Magi.
Magi Salah është me profesion bioteknologe, dhe ka ecur mirë me karrierën e saj edhe para se i shoqi të shfaqte vezullimat e famës.
Ajo i qëndroi prapa bashkëshortit pa u shfaqur shpesh në ulëset e para të rezervuara për familjarë. Duke u bërë publike me paraqitjen e saj vetëm dy herë, Magi është krejt e kundërta e grave supermodele/këngëtare që kanë Ronaldo e Pique.
Ajo nuk ka dashur të ekspozohet asnjëherë në syrin e kamerës, e megjithatë për dy herë që është paraqitur në rrëmbimin e trofeve të së shoqit, ka dalë në fushë me shumë modesti.
Dasma e tyre e vitit 2013 ende përmendet në Egjipt. Magi dhe Mohamed ishin shokë të fëmijërisë, dhe ata u martuan sapo Magi mbaroi studimet themelore.
Duke qenë një vajzën e zgjuar dhe premtuese, ajo me sa duket bëri zgjedhje të mirë kur në dasmën e tyre bashkë me Salah ftuan të gjithë fshatin në festë.
Ata i gëzohen rritjes së vajzës së tyre pesë vjeçare Meka, e cila kur shfaqet në fushë merr vëmendje gati sa i ati. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/watch/?v=351869018860753