-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Himni shtetëror i Kosovës mbush 11 vjet

Më të lexuarat

Himni shtetëror i Republikës së Kosovës sot mbush 11 vjet nga miratimi në Kuvendin e Kosovës, që kishte shpallur pavarësinë disa muaj më parë, në 17 shkurtin historik të vitit 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua në 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë të Kuvendit 120 anëtarësh si Himn shtetëror i Republikës së Kosovës, me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kompozitori Mendi Mengjiqi është autor i melodisë pa tekst, e përzgjedhur mes 134 propozimeve të paraqitura në konkursin publik për Himnin. Komisioni për Simbolet Shtetërore të Kosovës kishte dërguar në Kuvend tre propozime, ndërsa Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare nxorën në votim vetëm propozimin e parë – melodinë me shifrën “Europa”.

seancë plenare, deputetët u ngritën më këmbë për të nderuar himnin e Republikës së Kosovës, të transmetuar në sallën e Kuvendit.

Në prag të 15 qershorit 2008, ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, shteti i ri i Kosovës me himnin i plotësoi simbolet shtetërore, pasi Kuvendi kishte miratuar edhe flamurin e stemën që në 17 shkurt, në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Himni shtetëror i Republikës së Kosovës kishte një konkurrencë të madhe, nga 134 propozimet 110 ishin nga Kosova, ndërsa 24 nga shtetet tjera të botës: 7 prej Francës, 5 prej Shqipërisë, nga 2 prej Gjermanisë, Suedisë e Sllovenisë, nga 1 prej SHBA-së, Britanisë së Madhe, Holandës, Rusisë, Zelandës së Re dhe Kroacisë.

Kompozitori Mengjiqi menjëherë pas miratimit të melodisë ka thënë se pret që me kohë ajo të bëhet edhe me tekst./kp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit