3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

6 cilësi të nevojshme për të rilindur profesionalisht

Më të lexuarat

1. Ambicia

Së pari, ambicia, ndryshe nuk mund të shkoni asgjëkundi. Kur fliste për ambiciet, Schopenhauer thoshte se idetë e tyre kritikohen në fillim, më pas kundërshtohen dhe në fund, cilësoheshin të arsyeshme.

Ambicie lidhet me një vizion afatmesëm – afatgjatë. Më mirë mentaliteti i një kultivuesi i cili me durim, e di se para se të korrë, duhet të mbjellë dhe të ujisë; krahasuar me atë të gjuetarit, i cili del çdo mëngjes, gjuan dhe sjell diçka çdo ditë në shtëpi dhe të nesërmen duhet t’ia nisë nga e para. Duhen vite për të mbledhur… (arritur suksesin)

2. Vullneti

Së dyti, vullneti. Cilido që bën diçka të mirë, e bën sepse përdor fjalën “dua”. Kur ju duhet të bëni diçka, shpesh kalohet në tre cilindra. Ju mund ta bëni, por pa zemër për të dhënë më të mirën. Ndërkohë, nëse keni vullnet, nuk është asnjëherë çështje kilometrash, kohe dhe parash, por se sa e rëndësishme është për ju. Mjafton të mendoni ndryshimin nëse bëni 300 kilometra për të shkuar te koncerti i këngëtarit tuaj të preferuar, apo për një udhëtim pune që ju është caktuar nga drejtuesit.

3. Guximi

Së treti, sot më shumë se kurrë i nevojshëm është guximi, aftësia (dhe pak pavetëdije e shëndetshme) për të hequr dorë nga një vend pune i sigurt për të ndjekur pasionin, dëshirën për të udhëtuar në botë, pasi pas çdo udhëtimi ju do të ktheheni ‘më i pasur’.

4. Këmbëngulja

Së katërti, këmbëngulja. Duhet të kujtojmë se çdo gjë e madhe është realizuar pas shumë gabimeve, duke mos hequr dorë. Nëse gaboni, ju mësoni leksionin dhe të nesërmen përmirësoheni.

5. Sakrifica

Së pesti, sakrifica, një cilësi që sot është zhdukur. Ne duam të bëhemi të pasur, por të mos paguajmë çmimin. Ajo që ka me të vërtetë rëndësi është rrugëtimi që ju ka rritur, sakrifica si vlerë supreme.

6. Gëzimi

Në fund, si ngjitës, duhet gëzimi. Qëllimi i jetës është të mos keni një arsye për të qenë të kënaqur. Por të jeni, pa arsye, thjesht për faktin se ekzistoni.

Burimi: Business Insider

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit