2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Itali, arrestohen mbi 40 politikanë dhe biznesmenë të lidhur me mafian

Më të lexuarat

Më shumë se 40 persona, në mesin e të cilëve edhe politikanë, biznesmenë dhe nëpunës publikë, janë arrestuar si pjesë e masave parandaluese në operacionin që u zbatua në veri të Italisë, e që është kundër mafias.

Në rajonin e Lombardisë dhe Piomenta-s, siç lajmërojnë mediat, është kryer operacion në të cilin kanë marrë pjesë rreth 250 pjesëtarë të xhandarmërisë dhe policisë financiare.

Në mesin e 43 personave të arrestuar, mes tjerash, për korrupsion dhe grumbullim të paligjshëm të fondeve për partitë politike dhe shoqatat, ka disa politikanë që shërbenin në partinë Forza Italia, Këshillin Bashkiak të Milanos dhe Departamentin Rajonal të Lombardisë gjatë kohës së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Prokuroria ka kryer një hetim kundër 95 personave dhe arrestime të reja janë të mundshme./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit