1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqyrtohet draft-rezoluta për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë

Më të lexuarat

Komisioni Ad-hoc do të mbajë sot mbledhje lidhur me hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet edhe draft-rezoluta për krimet e kryera nga ana e ish-regjimit shtetëror serb në Kuvend.

Kështu është thënë në njoftimin për media.

“Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë në të cilën do të shqyrtohet Draft-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)”, thuhet në njoftim.

Në seancën e 15 prillit, Kuvendi i Kosovës me 66 vota pati miratuar formimin e komisionit Ad-hoc të propozuar nga deputeti Bilall Sherifi, për gjykimin e krimeve të luftës nga shteti serb ndaj popullit të Kosovë.

Anëtarë të këtij komisioni janë Armend Zemaj nga LDK, Mërgim Lushtaku nga PDK, Aida Dërguti nga PSD, Saranda Bogujevci nga VV, Muharrem Nitaj nga AAK, Bilall Sherifi nga Nisma, dhe Danush Ademi nga grupi 6+.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference të mbajtur dje, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që sa më shpejt të miratojë rezolutë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

“E theksoj edhe një herë, sot kërkoj nga institucionet e Kosovës që shpejt dhe urgjentisht, Kuvendi në të ardhmen e afërt të nxjerr rezolutën për krimet e Serbisë në Kosovë”, u shpreh Thaçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit