2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rama, Thaçi dhe Haradinaj, në samitin e Berlinit me avionin privat të Pacollit

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë udhëtuar së bashku në Berlin, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron.

Thaçi, Haradinaj dhe Rama kanë udhëtuar nga Prishtina me avionin privat të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka udhëtuar se bashku me ta.

Bashkë me ta ka udhëtuar edhe ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në Samitin e Berlinit janë ftuar presidentët dhe kryeministrat e Kosovës, Serbisë e Malit të Zi e dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Kancelarja Merkel, përveç takimit të përbashkët me liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ketë takime të veçanta me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit