-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kaos në sudion e një televizoni serb, shkaku i Kosovës deshën të përleshen fizikisht (Video)

Më të lexuarat

Në studion e një televizioni në Serbi, dy panelist janë përleshur mes vete kur kanë filluar të flasin për kohën e luftës në Kosovë të vitit 1999.

Debati mes Dr. Darko Trifunoviq – profesor në Fakultetin për Siguri dhe gazetarit të njogur serb Miodrag Zharkoviq në Televizionin ‘Balkan Info”, ka eskaluar në momentin kur Zharkoviq i ka thënë Trifunoviqit se të rinjtë kanë ikur nga Serbia shkaku i mikut të tij Zimmermann [Warren Zimmermann, ambasador amerikan në ish-Jugosllavi gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s].

“Kanë ikur të rinjtë shkaku i mikut tënd Zimmermann”, tha Zharkoviq.

Ndërsa profesori Trifunoviq i është përgjigjur:

“Të tillët si ti, na i sollën bombat e NATO-s”, tha Trifunoviq, duke goditur tavolinën me dorë

“Pse po e godet mbi tavolinë? Hesht pak. Freno!”, i tha Zharkoviq.

Ndërsa Trifunoviq i është përgjigjur:

“Ti je i sëmurë. Ke nevojë për psikolog”, tha Trifunoviq, duke u ngritur për ta lëshuar studion.

“Pse po ik? Ti je një tradhtar serioz”, i tha Zharkoviq.

Ndërsa, Trifunoviq është kthyer dhe tërë kohën ka përsëritur: “Llaza Llazareviq, Llaza Llazareviq…”, duke aluduar në psikiatrin e njohur serb.

“Cili Llazë bre? A dëshiron ta tregoj unë ty Llazën?”, është ngritur Zharkoviq dhe i është afruar Trifunoviqit, duke i thënë:

“Kush e humbi Kosovën? Zimmermanni yt e bombardoi. Ku je ti në Kosovë? Mjeran! Eja me mua tash në Kosovë”, klithte Zharkoviq.

“Ku ishe ti në vitin 1999? Tradhtar ke qenë”, i është përgjigjur Trifunoviq. “Ti je një djalosh i pa edukatë dhe i sëmurë”.

Derisa dy debutuesit po acaroheshin dhe ishin buzë përleshjes fizike, udhëheqësi i emisionit gjatë tërë kohës përpiqej t’i qetësojë. Për ta qetësuar situatën u desh ndërhyrja edhe e kameramanëve. /tg

Se çfarë ndodhi në studion e televizionit serb, përcilleni videon nga minuta 47.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit