8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kamera e fshehtë/Shihni si “piqen” domatet e kastravecat me hormone

Më të lexuarat

Fiks Fare” zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve.

Në një vëzhgim në Kuçovë dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët zbuluan se domateve dhe kastravecëve iu hidheshin hormone për t’i nxjerrë sa më parë në treg. Madje, fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë.

Ndërkohë bima e shalqirit, me anë të hormoneve skuqet për 10 orë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e “Fiksit” shkuan drejtpërdrejt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: “A i konsumojnë vetë?” Përgjigjja e tyre ishte: “Jo!”

Ndërkohë që të gjithë fshatarët kanë sera dhe kanë mbjellë në to domate, por askush nga ata vet nuk i konsumon.

“Unë jam fshatar vetë, por kam frikë t’i ha”, pohon një fermer. “Filloj e ha nga fundi i majit kur ngrohet koha dhe piqen natyralisht”.

Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit, i pyetur nëse mund t’i orientonte gazetarët në një serë të mirë për të blerë domate, ai përgjigjet se asnjë fermer në fshat nuk ka domate të sakta, pa hormone.

“Ta them me plot bindje se në Kozare është problem për të ngrënë perime”, thotë ai.

Në të gjithë fshatin, gazetarët i drejtuan vetëm te një fermer që nuk u hidhte hormone domateve. Rrugës për ta gjetur atë, pyesin një tjetër banore të fshatit për domate “të sakta” se ku mund t’i gjenin ato.

Ajo i drejton tek i njëjti fermer që i kishin orientuar edhe më parë gazetarët, se për domate të tjera ajo kishe serë vetë, por që nuk mund t’ua shiste, pasi ato ishin me hormone.

“Unë kam serë vetë, jam vetë e fushës, por ik tani se mund të thoja hajde se t’i jap unë”, u thotë ajo gazetarëve të “Fiks Fare”. Te dyqani që i kishin orientuar gazetarët, pyesin shitësin dhe ai ua pohon se domatet të gjithë i kanë me hormone.

Për të mos e thënë drejtpërdrejt, pyetjes së gazetarit ai i përgjigjet me një tjetër pyetje: Pse po kthehen gjithë ato trajlera në Doganë?

Kurse një tjetër fermer pohon se këto hormone i bëjnë keq organizmit të njeriut dhe fermerët me papërgjegjshmërinë e tyre po sëmurin njëri-tjetrin, madje ai shton “po u shpiket kanceri njerëzve nga abuzimi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit