-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Veterani kinez me këmbë të amputuara mbjellë 17 mijë pemë për 19 vite, hapësirën e shndërron në mal (Video)

Më të lexuarat

Një veteran kinez që kishte humbur të dy këmbët për shkak të një sëmundje të rëndë, ka arritur të mbjellë më shumë se 17 mijë pemë në 19 vitet e fundit, duke e shndërruar zonën në një mal.

Ma Sanxiao, 70-vjeç, ka arritur që tokën pa kurrfarë ndërtimi ta shndërroj në mal, duke përdorur kazme, lopatë dhe një sëpatë të vogël.

Burri me këmbët e amputuara në gjunjë, kishte filluar mbjelljen e pemëve në vitin 2000 për të fituar para që ta mbajë gjallë familjen, por tani këtë e bën për hobi dhe ta ruaj ambientin.

Ma jeton në fshatin Mayu në provincën kineze Hebei, e sipas mediave lokale ky ushtarak i pensionuar del nga shtëpia në ora pesë të mëngjesit për të mbjellë pemë.

Ai me vete merr ushqimin dhe zakonisht tërë ditën e kalon jashtë duke mbjellë pemë. E rrugën nga shtëpia për në mal e përshkon me triçikël dhe protezat.

Në vitin 2008 historia e tij ishte shpërndarë në masë të madhe, kurse qeveria kineze i ka dalë në ndihmë duke i ofruar asistencë sociale. E prej atëherë ai punon edhe më shumë, pasi ndihet sikur i ka “borxh” shoqërisë për ndihmën e ofruar. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit