-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Alegoria

Më të lexuarat

legoria – Alegori vjen nga greqishtja allegoria, nga allos – tjetër dhe agereia – flas, them, d.m.th te folur për ta kuptuar ndryshe.
 
Alegoria është një paraqitje e tërthorte ose shprehje, prapa se cilës nënkuptohet një domethënie tjetër ; metafore e zgjeruar. Hartime letrare, qe ndërtohen mbi bazën e alegorisë, janë fabulat dhe parabolat. Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetës se njeriut dhe natyrës e jetës se kafshëve. Ne krijime alegorike dhelpra përfaqëson njeriun hileqar e dinak, ujku njeriun e keq, etj. Një nga arsyet për krijimin e alegorisë ka qene pamundësia për te folur hapur e për te thëne te vërtetën. Krijime te bukura alegorike janë fabulat “Dy qete dhe ujku” te Naim Frasherit, “Ujku dhe qengji” te Cajupit, etj.
 
Alegoria ndërtohet mbi bazën e simboleve. “Vaji i bilbilit” i Ndre Mjedës është një krijim alegorik i ndërtuar mbi bazën e simboleve (bilibili simbolizon shqiptarin e robëruar, kafazi pushtimin turk).
 
Disa fjale te urta (alegorike)
 
1. Vjen zogu i blere e ndjek zogun e lere.
2. Molla e mire shitet edhe natën.
3. Nata është e ujkut.
4. Mos shkel ne dërrase te kalbur.
5. Muri ka veshe dhe gardhi ka sy.
6. Thelleza ne mal, tigani ne zjarr.
7. Njëzet kali, dyzet samari.
8. Një here i bie trungjet lumi.
9. Ne pemën me kokrra qëllohet me gurë.
10. Shihi turine, pa vari kusinë.
11. Kush hedh këmben bosh, bie përposh.
12. Mos u krekos me celesat e kashtës.
13. Kush do qe te këpute trëndafilin, nuk duhet t’u vere veshin gërvishtjeve.
14. Bletët kane mjaltë ne goje por thumba ne bisht.
15. Për te marre mjaltë mos thyej kosheren e bletëve.
16. Me mire një harabel ne dore se sa një pëllumb mbi cati.
17. Cilido qe mendon se te gjitha frutat piqen se bashku si luleshtrydhet, nuk di gjë për vreshtin.
18. Enët kur janë bosh bëjnë shume zhurme.
19. Është e lehte te hedhesh një pike ujë ne oqean, por është e pamundur ta nxjerrësh ashtu siç qe,te papërzier , te pashtuar dhe te pazvogeluar.
20. Fryti i pjekur nuk ruhet lehte.
21. Ai qe do te haje arrën, duhet te thyeje me pare lëvozhgën.
22. S’ke c’i bën gomarit, i bie samarit.
23. Mikut dhe peshkut pas tri ditësh fillon t’u vije era.
24. Pyka can drurin.
25. Dardha e ka bishtin pas.
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit