-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nëse ndonjë komb dëshiron të mësojë se si të trajtojë një minoritet në kohë nevoje, ju lutemi merrni si shembull Zelandën e Re dhe kryeministren e saj si një rast studimor.

Më të lexuarat

Pasi 50 muslimanë u sulmuan dhe u vranë nga një terrorist i lindur australian ndërsa po faleshin dhe luteshin në një xhami, si reagoi Zelanda e Re, një ishull i vogël prej vetëm 4 milion banorësh?

– E gjithë popullata mbajti zi në mënyrën më origjinale dhe të sinqertë

– E quajti atë një sulm terrorist edhe atëherë kur sulmuesi ishte i bardhë.

– Mblodhi mbi 9 milion dollarë për familjet e prekura nga masakra.

– Të gjitha shpenzimet e varrimit u hoqën nga qeveria.

– Çdo person i kapur për përhapje të lajmeve me urrejtje, ose që shfaq videon e sulmit, do të vuajë dënimin deri në 14 vjet burgim.

– Ndaloi armëmbajtjen disa orë pas incidentit.

– Një numër i madh njerëzish u mblodhën me orë të tëra në të gjithë vendin për të hedhur lule jashtë xhamive dhe për të treguar mbështetjen e tyre.

– Populli Kivi, përfshirë policinë e Zelandës së Re dhe pjesëtarët e bandave të vendit po patrullojnë jashtë xhamive, ndërsa muslimanët falen dhe luten brenda në to.

– Ezani u emetua publikisht në Televizionin dhe Radion Kombëtare dhe në çdo xhami në gjithë territorin e Zelandës së Re gjatë kohës së namazit të xhumasë.

– Qeveria përshpejtoi procedurat e lëshimit të vizave 24 orë pas sulmit për të lejuar familjet e prekura hyrjen në territorin e Zelandës së Re

– Popullata Kivi i hapi shtëpitë e tyre për të siguruar strehim, ushqim dhe mbështetje falas për çdo musliman.

– Vajzat jomuslimane Kivi vendosën mbulesën për të bërë që vajzat muslimane me mbulesë të ndihen më të sigurta

– Mediat e Zelandës së Re u siguruan që të publikojnë detajisht dhe hollësisht zërin e muslimanëve, me intervista të plota me familjet e atyre që u prekën nga sulmi terrorist, tituj në lidhje me sulmin në ballinë të gazetave për çdo ditë dhe kjo ende po vazhdon.

– Kryeministrja vuri mbulesën dhe vizitoi personalisht komunitetin musliman në baza ditore për të ofruar dashuri, mbështetje dhe lajmet më të reja, njëherësh duke mbatur mbulesën gjatë gjithë kohës. Ajo përqafoi muslimanët dhe qau bashkë me ta

– Parlamenti i Zelandës së Re ftoi një imam që të hapë seancën parlamentare me një lutje islame (për herë të parë në histori).

– Flamujt u lëshuan në gjysmë shtizë.

– Populli Kivi mbushi parqet dhe plazhet me vepra arti, lule, qirinj për të treguar se qëndrojnë përkrah komunitetit musliman.

– Jomyslimanët Kiëi po qëndrojnë në mënyrë aktive përkrah muslimanëve për t’u siguruar që ata të ndihen mirëpritur dhe në shtëpinë e tyre. Ata ulen, flasin dhe hanë bashkë me ta.

E pas këtyre rekordeve, dëshiroj të citoj opinionistin Redi Shehu në një postim të tij në FB: “Jam i befasuar nga humanizmi dhe emancipimi i kryeministres dhe qeverisë së Zelandes se Re në solidaritetin e treguar ndaj muslimanëve pas aktit terrorist. Po ashtu i befasuar me solidarizimin e forcave të rendit atje.
Krahasoni këtë sjellje me provincializmin e sahanlëpirësve të politikës tonë që as një status kundra aktit nuk bënë. Nuk do ngrihemi kurrë si popull nëse nuk do triumfojë kurajoja dhe njerëzorja në mesin tonë.”

Faleminderit Zelandë e Re! Ju keni bërë një vend të veçantë në zemrat e 1.8 miliardë njerëzve… përgjithmonë.

Përgatiti Jeton Zenuni – /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit