-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ikin edhe në Ditën e Pavarësisë

Më të lexuarat

Edhe pse Kosova sot po feston 7-vjetorin e Pavarësisë, shumë qytetarë të saj edhe sonte kanë marrë rrugën e migrimit ilegal. Madje, kosovarët nuk i ka ndaluar të marrin rrugën e migrimit as fakti se Gjermania sot ka kthyer dhjetëra azilkërkues kosovarë.
Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, sërish ka qenë i mbushur me qytetarë të shumtë, të cilët nga aty me autobusë të linjave Prishtinë –Beograd, po ia mësynin shteteve të Bashkimit Evropian.
 
Ata madje, përveç që nuk i ka i ndalur festa e Pavarësisë, për të ikur nga vendi i tyre, siç duket tek ta nuk ka ndikuar as ndërmarrja e masave shtesë për kontrollimin e kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë, i cili tash po kontrollohet edhe nga policë gjermanë e as kthimi i sotëm i dhjetëra emigrantëve kosovarë nga Gjermania.
 
Mbase kjo dëshmon se zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës është i thellë, shkruan Tribuna.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit