3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ҫarshitë

Më të lexuarat

Kuptimi i parë i fjalës çarshi është pazar i një qyteti, ku dikur (nga shek. XVI) ushtroheshin zejtaria e tregtia, si dhe çdo veprimtari tjetër e rëndësishme publike që lidhej me jetën ekonomike-shoqërore dhe politike të vendit.

Me zhvillimin dhe lulëzimin e qyteteve shqiptare në shek. XVII-XIX, çarshitë u pasqyruan dhe morën rëndësi të madhe.

Çarshia më e rëndësishme me rreth 2 000 dyqane ishte ajo e qytetit të Shkodrës, kurse në Rrafshin e Dukagjinit rëndësi të veçantë në shek. XVIII-XIX fitoi çarshia e Prizrenit me mbi 1000 dyqane dhe ajo e Gjakovës me rreth 700 dyqane.

Çarshi të tjera të njohura kemi patur në Elbasan, Berat, Korçë etj.

Çarshia e Elbasanit e vendosur nga pjesa jugore e kalasë kishte 800 dyqane, sa edhe ajo e Korçës; kurse e Beratit arriti deri në 1000 dyqane.

Thuajse të gjitha çarshitë e qyteteve shqiptare u pajisën në kohën e tyre me kulla sahatesh, minare e kupola xhamish.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit