12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Epidemia e fruthit pushton Evropën, Shqipëria shënon rekord: 1466 të infektuar në 1 vit

Më të lexuarat

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se rastet me fruth janë trefishuar në Evropë nga viti 2017 në vitin 2018, duke shënuar numrin më të lartë të një dekade. Edhe pse është shtuar numri i të vaksinuarve, OBSH thotë se mbulimi nuk është mjaftueshëm i lartë sa për të paradaluar qarkullimin e virusit në shumë shtete.

Ukraina ka raportuar numrin më të lartë të rasteve të infektuar me fruth vitin e kaluar, gati 10 herë më shumë se shteti i dytë në listë, Serbia. Në dhjetëshen e shteteve evropiane me më shumë raste të raportuara me fruth për një vit futet edhe Shqipëria, me numrin më të lartë në rajon. Shtet Evropiane me numrin më të lartë të rasteve të infektuar me fruth nga janari deri në dhjetor 2018 janë:

Ukraina (53,218)
Serbia (5,076)
Izraeli (2,919)
Franca (2,913)
Italia (2,517)
Federata Ruse (2,256)
Gjeorgjia (2,203)
Greqia (2,193)
Shqipëria (1,466)
Rumania (1,087)

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të çojë në komplikacione më të rënda, si infeksione të mushkërive apo të trurit. Për vitin 2018 janë raportuar 72 vdekje nga fruthi në Evropë, krahasuar me 42 në vitin 2017.

Vetëm pak ditë më parë ISHP njoftoi se janë raportuar në total 51 raste (pozitive) të konfirmuara me fruth në Shqipëri për vetëm 1 muaj, për periudhën 1 janar -5 shkurt 2019. Sipas ISHP-së, grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara, dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës. ISHP bën thirrje që jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit