17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Precedent i një Bajrami, zëdhënësi i KMSH-së: na është mbuluar Skënderbeu!

Më të lexuarat

Zëdhënësi i KMSH-së, Agron Hoxha, ka dënoncuar në një mënyrë mjaft origjinale atë çfarë ndodhi pak vite më parë në media, një shfrim ndaj faktit të pretenduar se monumenti i heroit kombëtar – Skënderbeut, në sheshin “Skënderbej”, ishte mbuluar me kast nga dekori i një faljeje Bajrami.

Hoxha ka ofruar foton e një kafshe, pjesë e dekorit butaforisë të vitit të ri kinez, pas së cilës shfaqet heroi ynë, duke shkruar “Dikush ka bllokuar Skenderbeun prej dy javësh…”.

Kujtojmë se dy vjet më parë, pas faljes së një Bajrami në shesh, dikushi hodhi në rrjete mbulimin e pretenduar të Skënderbeut, duke ofruar foto ku luhej me iluzionin optik. Të njëjtën, siç shihet, gjë ka bërë dhe zëdhënësi i KMSH-së. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit