-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Beograd: Shoferi i zemëruar nga gjoba, djeg me benzinë veten dhe dy polic

Më të lexuarat

I revoltuar nga gjoba që mori për parkim të parregullt shtetasi serb me inicialet, P.L mbrëmë me benzinë rrezikoi jetën e dy punonjësve të policisë, si dhe jetën e tij, pasi zjarri i vendosur nga ai përfshiu edhe dy policët e Stacionit Policor në Beogradin e Ri, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Policët pësuan djegie në duar dhe disa lëndime të lehta, ndërsa personi në fjalë është dëmtuar më rëndë, konfirmohet nga MPB e Serbisë. Nga Shërbimi i Parkingut- Beograd, deklarojnë se shoferi P.L, dy herë radhazi bëri shkelje në trafik, duke parkuar automjetin në mënyrë të parregullt.

 

Pasi punonjësit e shërbimit të parkingut morën makinën për herë të parë, ndërsa shoferi mori makinën dhe u largua nga parkingu duke bërë edhe dëmtime. I njëjti automjet më vonë gjatë ditës përsëri ishte gjetur i parkuar në mënyrë të parregullt dhe ishte dërguar në lokacionin e shërbimit të parkingut.

 

“P. L. ishte i zemëruar kur erdhi për të marrë makinën, për shkak të gjobës që mori për parkim të parregullt, mori dy shishe me benzinë, lagu veten dhe policët në detyrë dhe i vuri zjarrin,” thuhet nga Shërbimi i Parkingut- Beograd.

 

“Do të kërkoj ashpërsimin e politikës penale për të gjithë ata që sulmojnë policët, sepse kjo nuk duhet të ndodhë përsëri”, tha ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, mbrëmë pasi vizitoi policët ë lënduar.  Stefanoviq ka shtuar se sulmuesi është arrestuar dhe se gjithashtu është plagosur. P.L. i cili sulmoi oficerët e policisë pësoi djegie të rënda dhe ndodhet në Akademinë Mjekësore Ushtarake.  /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit