8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Nxënësja e abuzuar u përdhunua nga polici: Detajet nga ngjarja më e rëndë në Kosovë pas luftës

Më të lexuarat

Kosova është përfshirë edhe sot nga protestat pas publikimit të një lajmi shokues. Një studente e abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj, u përdhunua edhe nga polici që duhej të hetonte ngjarjen e rëndë.

Ky lajm ka tronditur Kosovën. Agjecia e famshme zvicerane, 20Minuten shkruan se 16-vjeçarja nga Drenasi kishte kërkuar ndihmë në polici për të denoncuar mësuesin e saj, Shkëlzen Xhekaj. Mësuesi i martuar kishte bërë seks disa herë me nxënësen e tij.

Por Vesel Veseli, hetuesi që do merrej me ngjarjen, e çoi historinë në një nivel akoma më shokues.

Ajo i bëri foto vajzës me argumentimin se do i përdorte për hetimin, por në fakt i bëri shantazh duke i kërkuar seks.

Që ditën kur u bë denoncimi, hetuesi i kishte thënë asaj se ‘profesori nuk ka pasur faj’.

Vajza e abuzuar nga polici mbeti shtatzënë dhe Veseli e çoi në një klinikë për abort. Ajo u kthye në shtëpi me dhimbje pas abortimit. Në disa raste madje mendoi edhe vetëvrasjen.

Portali zviceran shkruan se kjo është ngjarja më e rëndë në Kosovë që pas luftës.

Një tjetër detaj i frikshëm i kësaj historie lidhet me faktin se polici jo vetëm abuzonte seksualisht me adoleshenten, por e kishte përdorur atë që t’u bënte shantazh biznesmenëve të ndryshëm. E gjitha kjo ndodh kur Insajderi raporton se vëllai i policit të arrestuar ka marrë qindra mijëra euro tendera nga komuna e Drenasit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit