Mund të duket çudi por nganjëherë edhe të pasurit mund të mërziten nga luksi i tepërt.
Nganjëherë edhe ata mund të duan të jetojnë ndryshe. Patricia Kluge, ka pohuar një mënyrë tepër vuajtëse, në të cilën ajo dëshiron të jetojë. Si një lypëse!
Ajo shprehet: Do ta kaloj pasurinë në pronësi të djalit dhe do të dal në rrugë me të varfërit, duke jetuar me lëmoshat e të tjerëve.
Patricia Kluge, miliarderja amerikane, gruaja e miliarderit John Kluge, deklaroi se dëshiron të jetojë si lypëse me lëmoshat e të tjerëve. Ky njoftim jo vetëm shokoi botën tepër luksoze amerikane por u dha dhe një mesazh të gjithë pasanikëve, anembanë botës.
“Dua te ndryshoj plotësisht gjithçka, jam e lodhur, gjithnjë me ambiente të njëjta. Dua të jetoj me të varfërit. Kjo është e vetmja rrugë per t’u afruar me Zotin”, shprehet ajo.
Duhet guxim për të arritur në vendime të tilla, por akoma më tepër duhet forcë dhe fat për të arritur deri në pikën ku miliarderja, aktualisht është.