-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Veseli për partneritetin qeverisës me Haradinajn: Çdokënd e lë në lloç, kur e dëmton vendin

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se vetëm nëse Haradinaj rrëzon vetën, sepse PDK nuk do e rrëzojë atë.

Veseli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka ambicie politike vetëm për t’u ulur në karrigen e pushtetit.

“Në politikë nuk kam hyrë pas ngarendjes së kolltukut. E respektojë si të shenjtë çdo institucion kudo që jam… Kemi shkuar në zgjedhjet e kaluara pasi nuk kemi mundur të kemi vendimmarrje. Nuk ka qenë dëshirë e jona të shkojmë në zgjedhje”.

Kryetari i PDK-së ka thënë se vetëm kur dëmtohen interesat strategjike të vendit, dorëzon mandatin.

“Unë e lë (në lloç) çdokënd, kur e dëmton vendin. Nuk ec vendi përpara. Dëmtohen interesat strategjike të vendit. Dëmtohet partneriteti me SHBA-në. Unë mandatin ia jap vetëm popullit, nuk e shti në xhep”, tha ai.

Veseli ka thënë se mandatin qytetar për kryeministër e ka fituar Ramush Haradinaj, por thotë se ka disa sugjerime për të.

“Ajo që unë kisha kërkuar më shumë nga Haradinaj, janë: të fokusohet më shumë në reformat ekonomike dhe të ketë më shumë kujdes raportet me SHBA-në dhe partnerët tjerë. Nuk është çështje shakaje partneriteti me SHBA-në”, tha Veseli.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/286136275357786/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit