Akte të ndryshme bamirëse ke gjithandej, por njeriu nganjëherë është në situatë ku provohet sinqeriteti dhe bamirësia e brendshme, kur nuk e sheh askush dhe ka një pasuri të huaj para vete. Kështu i ngjau një çifti mysliman që kishin dalë për të shëtitur diku në Itali.
Çifti nga Cartigliano i Italisë, po ecte rrugës së Brentas kur sytë e tyre panë një portofol. Portofoli kishte 800 euro brenda, kartela krediti dhe dokumente identifikuese. Ato e morën portofilin dhe bënë kërkime mbi personin që kishte humbur portofolin me gjërat e tija brenda. Pasi e gjetën ata ia dorëzuan personit që i takonin, ndërsa Komuna e Cartiglianos i ka falënderuar publikisht duke ua nxjerr një fotografi në faqen e tyre zyrtare, për një akt kaq bujar nga ana e tyre.
Shpresojmë që këto akte, që kthejnë shpresë te njerëzve që bota është një vend i mirë, ku e mira mbisundon të shtohen dhe njerëzit mos të jetojnë me frikën dhe mërzinë e një bote ku jetojnë, të mbushur me mashtrime dhe vjedhje./KohaIslame.com/