-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ç’të gatuajmë për drekë: Tavë kremoze me patate dhe kërpudha

Më të lexuarat

Një gatim i shijshëm, i dashur nga të gjithë, domosdoshmërisht përmban patate. E tillë është natyra e patates, preferohet nga i madh dhe i vogël, dhe jo vetëm që e bën gjithçka më të mirë, por mund edhe të shoqërohet me një larmi ushqimesh dhe të dalë një pjatë që fshihet për 2 minuta.

Një tjetër ushqim që nuk mbetet mbrapa ama janë kërpudhat; të bukura në formë, fantastike në shije. Qoftë të tiganisura thjesht me pak erëza, shoqëruese të një rizotoje apo pjesëmarrëse në një tavë të larmishme, kërpudhat dinë gjithnjë si ta gjejnë vendin e tyre në një gatim.

Pyetja është, a mund t’i marrim këto dy super ushqime dhe t’i bëjmë një tavë kremoze, me ajkë dhe erëza, për të lëpirë gishtash? Sigurisht që po, dhe më e mira është që kjo tavë mund të gatuhet nga çdo amator kulinarie!

Përbërësit (për 4 persona)
4 lugë vaj ulliri
1 qepë e vogël, e grirë hollë
6 kërpudha të mëdha, të grira trashë
1 lugë trumëz dhe 1 lugë majdanoz grirë hollë
kripë, piper
4 vezë të rrahura lehtë
90 ml ajkë/pana
400 gr patate të ziera dhe të prera në feta

Përgatitja
1. Nxehni vajin në një tigan të gjerë në zjarr të mesëm. Fërgoni qepët dhe kërpudhat derisa të zbuten. Shtoni trumëzën dhe majdanozin dhe skuqini edhe për pak minuta, derisa kërpudhat të bëhen gati.
2. Vendosni vezët dhe ajkën në një tas mesatar dhe rrihini derisa të përzihen mirë bashkë. Hidhni kripë e piper sipas dëshirës.
3. Në ajkën me vezë shtoni fetat e patateve të ziera dhe kërpudhat, dhe përziejini mirë që të lyhen plotësisht.
4. Në një tavë pjekjeje, lyejeni pak me vaj dhe shtroni përzierjen me kërpudha dhe patate. Futini në furrë me 180 gradë dhe piqeni për 20 minuta, derisa të prarohet. Shërbejeni të nxehtë.

Ju bëftë mirë 🙂

Receta: Delicious

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit