-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Një lajm i keq për turkofobët: Kosova ka nënshkruar marrëveshjen për tregti të lirë me Turqinë në vitin 2013

Më të lexuarat

Sot nëpër mediat shqiptare ka qarkulluar lajmi që fut një urrejtje të madhe ndaj Turqisë, vend mik i shqiptarëve se kinse Erdogani ka forcuar “vëllazërinë” me sllavin Vuçiq duke bërë zero taksë për disa produkte.

Kjo ka shkaktuar një reagim të madh të komenteve, por edhe manipulim të njerëzve në përgjithësi, duke mos e nxjerrur se Kosova ka një marrëveshje të tillë me Turqinë që në vitin 2013.

Ky është lajmi që është dhënë për mediat më 27.09.2013:

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë (MTI), Mimoza Kusari – Lila dhe ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan nënshkruan, të premten në Ankara, Marrëveshjen për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë. Në historinë e Kosovës, kjo është Marrëveshja e Parë e Tregtisë së Lirë e negociuar nga institucionet e Kosovës. Negociatat për këtë marrëveshje filluan në shtator të vitit të kaluar dhe u përmbyllen pas 4 raundeve.

Ministrja Mimoza Kusari – Lila tha se marrëveshja do të ndihmojë zhvillimin e bizneseve, jetën e qytetarëve dhe ngritjen e investimeve të huaja. “Nga marrëveshja do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset e dy vendeve tona. Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë tarifë doganore për produktet turke të cilat nuk prodhohen në Kosovë. Tarifa doganore do të eliminohet menjëherë për një numër të madh të produkteve, kryesisht atyre industriale duke i bërë ato më të lira për konsumatorët tanë”, tha ajo.

Njëkohësisht marrëveshja garanton heqjen e menjëhershme të tarifës doganore nga Turqia për të gjithë prodhuesit kosovarë që do të eksportojnë mallra industriale në Turqi. “Kjo marrëveshje hap mundësi të mira për prodhuesit kosovar. Të gjitha produktet industriale kosovare dhe një numër i madh i produkteve bujqësore do të lejohen të hyjnë në Turqi me tarifë doganore zero, menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes”, tha ministrja Kusari – Lila.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë garanton mbrojtjen deri në 10 vite të sektorëve të ndjeshëm prodhues në Kosovë nga heqja e doganave për produktet me origjinë nga Turqia. “Ne jemi kujdesur që gjatë negociatave të mbrojmë sektorët tanë prodhues të cilët kanë filluar të zhvillohen dhe të cilët kanë potencial të rritjes gjatë viteve të ardhshme. Marrëveshja garanton mbrojtjen me tarifë doganore deri në 10 vite për të gjitha këto produkte”, theksoi ministrja Mimoza Kusari – Lila.

Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan tha që kjo marrëveshje është një lajm i mirë për tregtinë e dy vendeve, qytetarët dhe bizneset tona. “Ne sot po nënshkruajmë marrëveshjen e tregtisë së lirë e cila do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Turqisë. Kjo është edhe një tregues që marrëdhëniet ekonomike në mes vendeve tona po forcohen për çdo ditë edhe më shumë”, tha Caglayan.

Ai theksoi se Marrëveshja hap mundësi të reja për rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Turqisë.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë është rezultat i negociatave të vazhdueshme për një vit në mes të dy ekipeve negociatore të dy vendeve.

Këto tendenca për të futur urrejtje, përçarje në mesin e popullit shqiptar për popuj të tjerë që janë miq të shqiptarëve, sigurisht që i shërben një kauze të rrezikshme që i qon shqiptarët buzë greminës së mosmirënjohjes dhe normalisht prishjes së raportet me miqtë tanë ndërkombëtar. Shqiptarët duhet të jenë krenar që kanë një mik si Turqia, që deri më tani asnjëherë të vetme nuk ka bërë presion për ndonjë çështje delikate, sikurse bëjnë disa shtete “mike” kur na detyrojnë të ndryshmojmë kufi e të ngjashme!/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit