4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kosova dhe “testi evropian” i Serbisë

Më të lexuarat

Deputet evropianë të afërt me qendrat e pushtetit politik në Bruksel dhe Berlin, nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e Tomislav Nikolicit për kryetar të Serbisë, por nuk e mënjanojnë mundësinë se si “pragmatik” ai mund të “luajë” lojë më të mirë se Boris Tadici rreth Kosovës dhe Rusisë.

Tash për tash atë e pret “testi evropian” me të cilin duhet të dëshmojë se fjalët janë si vepra, pas të cilave Partia e tij Përparimtare mund të dalë edhe nga izolimi ndërkombëtar ku gjendet momentalisht.

“ Mendoj se shumë prej nesh nuk jemi të lumtur që ai ka fituar, por ai thotë se ka ndryshuar, se angazhohet për BE. Ai tash është në pushtet dhe ne do të shohim se si e udhëheqë integrimin e Serbisë. Pra, si i përmbushë kushtet për fillimin e negociatave të anëtarësimit, cilat vlera i përfaqëson, se si sillet në raport me Kosovën, si i sheh raportet me fqinjët dhe çfarë ndikimi ka në regjion”, thotë Elmar Brok, kryetar i Këshillit për politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian dhe anëtar me ndikim i Partisë Demokristiane të Gjermanisë (CDU), i afërt me qarqet e qeverisë së udhëhequr nga Angela Merkel.

Brok vë në dukje se “testi”, pra kushtet për anëtarësim evropian, përfshijnë edhe situatën e brendshme, me theks të veçantë korrupsionin dhe kriminalitetin.

“Një nga çështjet e brendshme është pushteti i oligarkëve. Ndonjëherë fitohet përshtypja se janë ata që drejtojnë shtetin. Do të shohim. Serbia është shtet i rëndësishëm që ka perspektivë. Të shohim se si do të duket qeveria e tyre e re”, thotë Brok për “Vesti”, të cilit i ka lënë përshtypje deklarata e Nikolicit se Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Serbisë.

“Ndoshta shpejtë do të mundësohet edhe një takim me kancelarin Angela Merkel”.

I pyetur nëse pret që Nikolici ta vazhdojë orientimin e Tadicit ndaj Kosovës, ai thotë se Tadici ka bërë përparime të mëdha në raport me Kosovën.

“Mendoj se politikanët pragmatikë, sidomos ata konservatorë, ndonjëherë mund të bëjnë më shumë”, deklaron Brok. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit