3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Çka nëse do të jeni një hap nga xheneti, dhe pastaj do të ktheheni për shkak të kësaj?‎

Më të lexuarat

Imagjinoni se do ta takoni Allahun, se gjithçka ka shkuar mirë, dhe keni arritur para hyrjes së ‎xhenetit. Mirëpo, atëherë Allahu do t’ua zbulojë personat ndaj të cilëve ju keni bërë mëkate.‎

‎- Personin me të cilin jeni tallur në mënyrë të ndaluar.‎

‎- Personin të cilin e keni përgojuar, sepse këtë në ndejë edhe të gjithë të tjerët e kanë bërë.‎

‎- Personin me të cilin jeni grindur dhe ndaj të cilit e keni ngritur zërin.‎

‎- Personin me të cilin keni diskutuar në mediat sociale.‎

‎- Personin për të cilin keni dyshuar.‎

‎- Personin për të cilin keni menduar se është më mëkatar se ju, ashtu që jeni shmangur duke ‎menduar se keni të drejtë.‎

Që është edhe më keq, çka nëse ata janë personat që ju kanë dashur juve ose personat që ‎Allahu i ka vënë nën mëshirën tuaj?‎

Çka nëse ata janë vëllai / motra juaj që ishin aty kur kishit nevojë, kurse ju i keni zhgënjyer?‎

Në atë moment, a mendoni se ia vlente nëse keni dalë fitues në grindjeje? Që keni fituar një ‎dollar shtesë apo edhe me mijëra? Ajo shakaja a ishte vërtet aq qesharake?

Këmbëngulja juaj ‎në egon e pamposhtur a vlente sa humbja e xhenetit?‎

E di që ky status është mizor, por mendoni për të me kujdes dhe thellë. Kur ta takoni Allahun ‎e Gjithëmëshirshëm në Ditën e Gjykimit, le të jetë ajo në atë mënyrë që duhet të përgjigjeni ‎vetëm për mëkatet tuaja personale. Allahu mund ta falë çdo mëkat që keni kryer nëse ‎pendoheni sinqerisht. Por kur vjen puna për mëkatet ndaj njerëzve të tjerë, Allahu do t’ua japë ‎atyre plotësisht të drejtën e tyre. A e dini pse? Sepse Ai nuk është më Mëshirëbërësi vetëm ‎për ju, por edhe për njerëzit ndaj të cilëve keni bërë mëkat.‎

I lutem Allahut të Gjithëmëshirshëm të na i falë të gjitha mëkatet që kemi bërë ndaj të tjerëve, ‎edhe ato që i kemi bërë ndaj vetvetes duke u larguar nga udhëzimi i Tij. Amin!‎

IslamBosna.ba;

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit