0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Itali, dënohen shqiptarët për shfrytëzim prostitucioni

Më të lexuarat

Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte.

Vajza ngriti i denoncoi shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave.

Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe i japin vetëm ujë dhe bukë, duke e përdhunuar vazhdimisht dhe teksa flisnin me njëri tjetrin thoshin se pas kësaj ajo nuk do ketë turp të prostituojë.

E nxjerrin disa herë në rrugë, por duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i shqiptarëve ajo shkon në polici dhe i denoncon dy shqiptarët të cilët vihen në pranga.

Njëri prej tyre vijon të jetë në Itali dhe të përballet me proceset gjyqësore, ndërsa tjetri arrin të marrë arrest shtëpie por pas kësaj arratiset në Shqipëri.

Ndaj shqiptarit, i cili vijon të mbetet në burg u dha dënimi me 6 vite burg, ndërsa për djalin tjetër i dyshuar se fshihet në Shqipëri u dha dënimi me 4 vite burg. /E.L/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit