-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ndaj kujt është borxhli Emmanuel Macron?

Më të lexuarat

Emmanuel Macron nuk ishte i orientuar nga politike: në moshë të re, parapëlqente të bëhej fillimisht filozof, më pas funksionar i lartë dhe në fund bankier biznesi. Për të arritur qëllimet e tij, ka frekuentuar emrat madhështorë të Uncle Sam: French – American Foundation dh German Marshall Fund of the United States. Dhe është pikërisht në këtë aspekt që ka takuar në banesën e tyre të Park Avenue në Manhattan Henry dhe Marie-Josée Kravis. Çifti Kravis, mbështetës i përhershëm i Partisë Republikane, i përket sferës së pasurive të mëdha botërore që bëjnë politikë larg nga telekamerat. Kompania e tij, KKR, bashkë me Blackstone dhe Carlyle Group, është një prej fondeve kryesore të investimit në nivel botëror.

«Interesi i Emmanuel Macron për can do attitude, domethënë aftësinë për t’i thënë vetëvetes se nëqoftëse dëshiron arrin çdo gjë, ishte magjepsës. Por vullneti i tij për të mësuar, aftësia e tij për të kapur atë që funskionon, gjithësesi pa e imituar apopa e kopjuar, bën që ai të vazhdojë të jetë shumë francez», deklaron tani Marie – Josée Drouin (zonja Kravis).

Me rekomandimin e dyfishtë të çiftit Kravis e të Jean-Pierre Jouyet, Macron hyn në rrethin ekskluziv të stafit të fushatës elektorale të François Hollande. Në një email për Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton, Jake Sullivan, Drejtor i Programimit Politik, përshkruan 4 anëtarët më të rëndësishëm të ekipit të kandidatit socialist, një prej të cilëve është i panjohuri Emmanuel Macron, i cili (saktëson Sullivan) duhet të bëhet Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit francez («funksionari më i lartë civil i Ministrisë së Financave»).

Në fakt, pas zgjedhjes së Hollande si president, Macron emërohet Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Elizeut, një funksion sigurisht shumë më politik. Duket se kishte ambicien që të pasonte Jean-Pierre Jouyet në drejtimin e Arkës së Depozitave dhe Huave, kolltuk që në majin e 2014 e siguroi në fakt Sekretari i Përgjithshëm i Elizeut. Pak ditë më pas, me propozimin e çiftit Kravis, Macron ftohet në Klubin Bilderberg, ku me një anglishte të rrjedhshme mban një diskutim të ashpër kundër shefit të tij, Hollande. Me t’u kthyer në Paris, Macron jep dorëheqjen.

Çifti Kravis është ndër shtyllat e Klubit Bilderberg, i të cilit Marie – Josée Drouin Kravis është administratore. Ndryshe nga sa besohet, Klubi Bilderberg nuk është një vend që merren vendime. Arkivat e tij vërtetojnë se u krijua nga CIA e MI6, për t’u bërë më pas instrument influence i NATO-s, që ia garanton drejtpërsëdrejti sigurinë. Fjalimi kundër Hollande u mirëprit dhe Macron u bë një prej njerëzve të NATO-s në Francë.

Macron e lë politikën dhe nuk dëshiron që të kthehet. I shpjegon shumë herë enturazhit të tij se synon që të bëhet pedagog universitar. Me ndihmën e Alain Minc (që në vitin 2008 ka marrë bekimin e Klubit Bilderberg) siguron një vend në Universitetin e Berlinit dhe një në London School of Economics, por pa arritur të hyjë dot në Harvard.

Megjithatë, nga gushti i 2014, pas vetëm 3 muajsh nga braktisja e politikës, me propozimin e Jouyet (që në 2009 ka marrë bekimin e Klubit Bildeberg), Macron emërohet nga Hollande si Ministër i Ekonomisë, Industrisë dhe Informatikës.

Në një libër të botuar në vitin 2018, Hollande siguron se emërimi qe një zgjedhje e tij personale. Ndoshta. Ama sikur të ishte kështu, nuk duhet të ketë pasur dijeni për fjalimin e Macron në Klubin Bilderberg. Megjithatë, e pranishme në atë mbledhje ka qenë e pranishme një ministre, pse jo edhe mike, e tij, Fleur Pélerin.

Në dhjetorin e 2014 Henry Kravis themelon një agjenci të tij të inteligjencës, KKR Global Institute, në krye të të cilit vendos Gjeneralin David Petraeus, ish Drejtor i CIA-s. Ky do të avancojë me mjetet financiare e Kravis (fondin e investimeve KKR) dhe pa ia referuar Kongresit, Operacionin “Timber Sycamore”, i filluar nga Presidenti Barack Obama. Është trafiku më i madh i armëve në histori: 17 shtete të përfshirë, një vëllim prej disa dhjetëramijëra tonelata armë me një vlerë prej disa miliarda dollarë. Pasi Kravis dhe Petraeus janë furnizuesit kryesorë të Daesh-it.

Presidenti i Bilderberg, francezi Henri de Castries, dërgon deputet – kryebashkiakun e Le Havre, Édouard Philippe, në mbledhjen vjetor të vitit 2015 që mbahet në Austri. Philippe do të ftohet sërish në mbledhjen e vitit 2016, që mbahet në Gjermani. Në fushatën për zgjedhjet presidenciale franceze, de Castries dhe Philippe do të mbështesin François Fillon. Do ta braktisinin për t’u bashkuar më Macron kur Jouyet do t’i japë gazetës Canard enchaînédokumentat financiare lidhur me të ardhurat e diskutueshme të zonjës Fillon, të marra nga Inspektoriati i Financave.

Në prillin e vitit 2016 Macron themelor formacionin e tij politik, En Marche!, marketingu i të cilit kopjon atë të Kadima!, partisë që pretendon se nuk është as e djathtë, as e majtë të Ariel Sharon. Për sa i përket programit, partia e re i refuzon komunikimet e OCSE-së dhe ato të Institutit Montaigne, i të cilit de Castries është President. Nga ana tjetër, është në ambientet e institutit që bëhet themelimi i En Marche!. Por de Castries e bind Fillon se bëhet fjalë vetëm thjesht për një koinçidencë dhe se nuk e mbështet Macron. Në muajt në vazhdim do të vazhdojë që ta bëjë të besojë se është i gatshëm që të bëjë Kryeministrin e tij.

Fillimisht, financimi i En Marche! nuk u nënshtrohet kontrolleve: bëhet fjalë thjesht për një shoqatë të cilës i lejohet të marrë donacione edhe nga jashtë. Emri i donatorëve nuk duhet t’i komunikohet Tatimeve. Midis këtyre është multimiliarderi Kravis.

Gjatë fushatës elektorale Macron takon rregullisht ish Presidentin e FMN-së Dominique Strauss-Kahn (DSK). Këto takime pune do të hidhen poshtë, por do të zbulohen nga “Le Parisien” shumë kohë më pas, kur jehona e reputacionit prej perversi seksual e DSK-së do të zbehet. DSK-ja (që në vitin 2000 ka marrë bekimin e Klubit Bilderberg) është idhtar i mbështetjes sit ë funksionit të lartë publik, ashtu edhe i padronazhit francez; i asaj aleance sociologjike që kishte adhuruar regjimin kolaboracionist e Marshallit Philippe Pétain dhe që në vitet ‘80 është riformuar rreth Fondacionit Saint-Simon.

Në qershor të vitit 2018 Jean – Michel Blanuqer, Ministri i Arsimit Kombëtar dhe i Rinisë, me propozim të de Castries, ftohet në mbledhjen vjetore e Klubit, që kësaj radhe mbahet në Itali. Ky jurist, specialist i të Drejtës Kushtetuese, ka lidhur gjithmonë Shkencën Politike dhe Pedagogjinë. Ka qenë një prej 3 drejtorëve qendrorë të Ministrisë së Arasimit, më pas Drejtor i së famshmes Shkollë të Lartë të Shkencave Ekonomike dhe Tregëtare (ESSEC). E njihte prej kohësh de Castries, që e kishte frekuentuar në Institutin Montaigne.

Qysh nga kriza e Jelekëve të Verdhë ka rezultuar mjaft e qartë se problem ka rrënjë të thella dhe se nuk mund të zgjidhet vetëm duke rivënë në diskutim globalizimin financiar, gjë që Macron nuk mund t’ia lejojë vetes. Në fushatë elektorale, gjatë një darke në New York, Macron i kishte befasuar donatorët e tij kur i ka bërë procesin financiarizimit të ekonomisë. Ishte vetëm retorikë elektorale, por çifti Kravis e ka rivënë menjëherë në linjë: financiarizimi i ekonomisë mundëson «blerjet nëpërmjet levës financiare» (leveraged buy-out) që u kanë mundësuar atyre të bëhen fuqia që janë.

Përballë Jelekëve të Verdhë, në zgjedhjet e ardhshme europiane të majit 2019, që me siguri do t’i humbasë, Macron i konvenion që ta bëjë kokë turku Kryeministrin e tij Philippe. Por, përtej faktit që do t’i duhet të rezistojë edhe për 5 muaj të tjerë, me kë mund ta zëvendësojë? Kur ia detyron financimin e fushatës tënde elektorale dhe zgjedhjen e Kryeministrit NATO-s, atëhere nuk është e mendueshme që ta zëvendësosh pavarësisht asaj. Prandaj kandidati ideal duhet të jetë Jean-Michel Blanquer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit