Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, vazhdon t’i bëjë me shtëpi familjet që kanë kushte të rënda ekonomike në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati njofton se me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës në ditën e nesërme do të shpërndajë një palë çelësa për një veteran të luftës.
“Jetimat e Ballkanit me këtë rast do të ja bëjnë një surprizë të madhe një veterani të luftës i cili përveç sëmundjes së rëndë jeton edhe me kushte shumë të rënda”.
“Ah sa emocionuese për mua me e bartë uniformën të cilën dikur e mbante vëllai im tash dëshmor. Bamirës Zoti kurrë mos ju humbte”, ka shkruar Kastrati në Facebook.