2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Forumi Musliman mbështet protestën: Bekim dhe shpresë për vendin

Më të lexuarat

Forumi Musliman i Shqipërisë ka mbështetur protestën studentore, duke e konsideruar atë një bekim për vendin dhe shpresë për të ardhmen.

“Demonstrimet paqësore, të kulturuara dhe të barazlarguara nga interesat e ngushta të partive politike i japin kësaj lëvizjeje legjitimitet dhe autoritet të padiskutueshëm”,- citohet nga deklarata.

Ky forum i konsideron kërkesat e parashtruara deri tani nga studentët si bazike dhe plotësisht të arsyeshme e të qarta.

“Ato duhet të pranohen menjëherë nga kryeministri Edi Rama pa pasur nevojë për tryeza të stisura dialogu”,-thuhet në deklaratë.

DEKLARATA

Forumi Musliman i Shqiperise ka percjelle me shume vemendje e simpati protestat e fundit studentore te perhapura ne te gjithe vendin dhe me perkrahje mbarepopullore.

Forumi e vlereson kete ngjarje si nje bekim per vendin dhe shprese per te ardhmen e tij. Demonstrimet paqesore, te kulturuara dhe te barazlarguara nga interesat e ngushta te partive politike i japin kesaj levizjeje legjitimitet dhe autoritet te padiskutueshem.

Kerkesat e parashtruara deri tani nga studentet jane bazike dhe plotesisht te arsyeshme, dhe te qarta. Ato duhet te pranohen menjehere nga Kryeministri Edi Rama pa pasur nevoje per tryeza te stisura dialogu.

Forumi Musliman i Shqiperise mbetet pa rezerva ne mbeshtetje te kauzes se drejte studentore dhe te te gjitha shtresave shoqerore ne nevoje te braktisura nga shperfillja qeveritare.

Ju bejme thirrje te gjithe entiteteve politike dhe shoqerore qe ta nderojne dhe t’i bashkengjiten me respekt kesaj proteste. Fisnikeria e synimeve te studenteve eshte kauza per te ardhmen e vlerave te verteta te dijes e begatise.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit