Nga porositë që sot janë publikuar në Gjykatën Penale të Shkupit në seancën gjyqësore të lëndës “Titanik”, që kanë të bëjnë me parregullsitë zgjedhore mund të shihet se si funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së i vendosin në shërbim të partisë kishat e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) nga diaspora dhe ambasadat për zgjedhjet në vitin 2011.
“Këtë po e çojmë përpara. Numri i të paraqiturve për votim në diasporë është katastrofë. Koha është e shkurtër, gjithçka që duhet të bëjmë është që t’i marrim adresat e mërgimtarëve nga ambasadat ose KISHA”, thuhet në SMS porosinë e dërguar më 27.04.2011″ në ora 18:55 minuta mes ish ministrit Mile Janakieski dhe Martin Protugjer.
Sipas SMS porosive që i ka prezantuar Prokuroria Speciale, për votuesit e diasporës personalisht është kujdesur edhe ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, i cili nga Nju Xhersi, SHBA drejtpërdrejt e informon Janakieskin për masat e ndërmarra.
“Isha me mërgimtarët në Shën Kirili dhe Metodi në Nju Xhersi, kemi ndarë rreth 800 kërkesa për votues. Konsulli do të punojë edhe gjatë fundjavës, pritet që të ketë më shumë paraqitje”, i thotë Milloshoski – Janakieskit.