-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Muslimanët e Arakanit janë viktima të gjenocidit”

Më të lexuarat

PILPG njoftoi se me një hulumtim të gjerë ka ardhur deri tek faktet bindëse se muslimanët e Arakanit janë viktima të gjenocidit dhe krimit kundër njerëzimit në Mianmar

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, PILPG njoftoi se me një hulumtim të gjerë ka ardhur deri tek faktet bindëse se muslimanët e Arakanit janë viktima të gjenocidit dhe krimit kundër njerëzimit në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Me urdhët të Departamentit Amerikan të Shtetit, Public International Law & Policy Group (PILPG) ka kryer hulumtime në mënyrë gjithëpërfshirëse rreth krimeve ndaj minoritetit të rrezikuar Rohingya, ndërsa mbrëmë u publikua raporti paraprak me titull “Gjendja faktike dhe analiza juridike”.

Studiuesit biseduan me më shumë se 1.000 pjesëtarë të komunitetit Rohingya që nga tetori 2016 kur u dëbuan nga rajoni Arakan i Mianmarit.

Ata dëshmojnë se me vite kanë qenë viktima të lirisë së kufizuar të lëvizjes, konfiskimit të pasurisë, qasjes së kufizuar të ushqimit, shtypje mbi baza fetare, kërcënime me sulme fizike, me punë të detyruar dhe një numër shkeljesh të tjera të dhunshme të të drejtave dhe lirive të tyre.

Në raport thuhet se dëbimi brutal i muslimanëve të Arakanit ka vazhduar që nga viti 2012 dhe se forcat e armatosura të Mianamrit këtë proces e kanë intensifikuar nga gushti i kaluar.

Hulumtuesit pohojnë se forcat e Mianmarit para fillimit të intensifikimit të sulmeve ndaj Rohingyave dukshëm kanë rritur praninë ushtarake dhe policore në këtë rajon dhe kanë evakuuar pjesëtarët e grupeve të tjera etnike nga ajo pjesë e Arakanit.

“Sulmet e forcave të Mianmarit ishin mizore. Mbi 20 për qind e bashkëbiseduesve tanë arakanas ishin të plagosur, shtëpitë dhe fshatrat e 70 për qind të tyre u shkatërruan dhe u dogjën, 80 për qind e tyre humbën një familjar të afërt dhe dëshmuan për vrasjen e një shoku apo të afërmi”, thuhet në raportin e PILPG.

Më tej, thuhet se krimet e Mianmarit ndaj muslimanëve të Arakanit ishin shumë të planifikuar dhe sistematike dhe që pjesëtarët e minoritetit të rrezikuar janë të privuar nga çdo mundësi për të bërë rezistencë dhe u detyruan në dëbim.

“Ushtria e Mianmarit ka djegur trupat e shumë viktimave, i ka varrosur në varre masive dhe i ka hedhur në lumenj”, thot raporti.

Raporti i plotë i studimit në bazë të intervistave me refugjatët Rohingya në Bangladesh pritet të publikohet gjatë ditës.

Ngjarjet të cilat dramën e muslimanëve të Arakanit e nxorrën para opinionit botëror ndodhën më 25 gusht të vitit të kaluar.

Nën pretekstin e luftës kundër sulmeve militante ndaj pikave policore, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë nisën sulme brutale ndaj Rohingyave, duke vrarë më shumë se 24.000 anëtarë të këtij komuniteti.

Sulmet u shndërruan në një formë klasike të spastrimit etnik, ndërsa ushtria e Mianmarit dogji qindra fshatra muslimane. Rreth 750.000 muslimanë ikën në Bangladesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit