Të shtunën, në spitalin e Prizrenit është dërguar një person pa shenja jete, dhe, sipas personelit mjekësor, shkaktar i vdekjes së tij janë plagët shkaktuara nga arma e zjarrit.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka gjetur e konfiskuar një AK-47, dy gëzhoja dhe dy predha.
Dyshohet se viktima është vrarë aksidentalisht nga një person i dytë, i cili pas intervistës, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Burimi: portali KOHA